Fasada e Jashtme

Foto

Lakeside Living

Vendosur në një mjedis të qetë natyror, ky projekt ofron ekskluzivitet, qetësi dhe komunitet. Me dizajn të kujdesshëm dhe fokus në qëndrueshmëri, është një vend ku mund të relaksoheni, të lidheni me natyrën dhe të shijoni jetën me familjen tuaj. Nëse doni qetësi por edhe gjallëri në jetesën tuaj, Lakeside Living i ofron të gjitha, duke ju premtuar se do ta përmirësoj jetën tuaj të përditshme me cilësinë e banimit të ofruar nga ne.

Vendndodhja

E vendosur në një nga zonat më të qeta të Prishtinës, lagjja ofron pamje piktoreske të liqenit të Badocit. Vendndodhja e izoluar ofron qetësi nga jeta dinamike e qytet, por dhe lidhje direkte me qytetin dhe zonat tjera përreth që janë duke u zhvilluar.

Parkingu

Banorët përfitojnë nga ambientet e parkimit nëntokësor, duke siguruar qasje të përshtatshme dhe të sigurt në automjetet e tyre, dhe duke maksimizuar përfitimet e lagjes në aspekt mjedisor dhe hapësira të gjelbra.

Arkitektura

Objeti përfshin apartamente me tarracë të dizajnuara deri në detaj. Çdo njësi është dizajnuar të ketë hapësirë të mjaftueshme për të akomoduar stile të ndryshme jetese. Llojet e njësive: Të disponueshme në konfigurime me një (1) dy (2) dhe tre (3) dhoma gjumi, apartamentet ofrojnë hapësira jetese të përshtatshme për individë, çifte dhe familje.

Infrastruktura

Duke parashikuar rritjen dhe zhvillimin e ardhshëm, komuna ka paraparë planet për rrugë të reja kryesore, duke siguruar kështu lidhjen dhe qasjen e lagjes me qytetin dhe zonat përreth.

Projekti Lakeside Living shtrihet në një sipërfaqe prej 15,058 m² dhe përfshin 5 blloqe banesore me gjithsej 83 njësi dhe 2500 m² hapësira komerciale.

Çdo njësi është dizajnuar të ketë hapësirë të mjaftueshme për të akomoduar stile të ndryshme jetese. Llojet e njësive: Të disponueshme në konfigurime me një (1), dy (2) dhe tre (3) dhoma gjumi, apartamentet  ofrojnë hapësira jetese të përshtatshme për individë, çifte dhe familje.

Me 83 njësi banesore dhe 2500 m² hapësira komerciale, projekti ynë ofron gjithçka që një familje mund të dëshirojë. Fëmijët tuaj do të rriten në një mjedis të gjelbëruar me më shumë se 10,000 m² hapësira të përbashkëta, ku do të gjejnë fusha lojrash, parqe dhe hapësira të gjera për të luajtur dhe socializuar.

Hyrjet dhe koridoret e përbashketa

Secili objekt banimi permban parking nëntokësor të mjaftueshëm për të paktën dy vendparkingje për apartamentet përbërëse!

Në secilin objekt është krijuar me kujdes hyrja e objektit e përbërë nga recepsioni i përbashkët dhe nga dy lifta, dizajnuar nga arkitekti I mirenjohur Adriatik Bytyqi, për të reflektuar që nga hyrja eksperiencen e pakrahasueshme të jetesës që ofron Lakeside Living!

Këndi i Lojërave në Lakeside Living është një vend i dizajnuar me kujdes për të ofruar një mjedis të sigurt, të këndshëm dhe argëtues për fëmijët tuaj. I vendosur në mes të hapësirave të gjelbra të kompleksit, ky kënd loje përmban pajisje moderne dhe të larmishme që i inkurajojnë fëmijët të jenë aktivë dhe kreativë.

Parkingje te mjaftueshme

Këndi i lojërave

Dizajn Modern

Mundësi aktivitetesh

Dritaret

Dritaret

Dritaret do të jenë prej alumini me xham të trefishtë dhe lartësi 2.8m, të pajisura me roletne veneciane për izolim termik dhe akustik.

Fasada

Fasada

Fasada e Lakeside Living do të jetë ventiluese për të siguruar efikasitet energjetik dhe ajrim të mirë.

Dyert e brendshme

Dyert e brendshme

Dyert e brendshme do të jenë me lartësi jashtë standartit, duke u përshtatur me lartësinë bruto të mureve prej 3.5m.

Sistemi i ngrohjes

Sistemi i ngrohjes

Sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në Lakeside Living do të jenë të avancuara dhe efikase. Ngrohja do të jetë qendrore dhe nëntoke, e mbështetur nga pompë termike për një performancë optimale dhe konsum të ulët energjie.

Ventilimi

Ventilimi

Ventilimi në Lakeside Living do të sigurohet nga sisteme të avancuara që garantojnë një ajrim të mirë dhe një ambient të shëndetshëm për banorët.

Sistemet e sigurise

Sistemet e sigurise

Sistemet e sigurisë do të jenë të larta, me kamera monitorimi dhe sigurim në pikat kyçe të hyrjes dhe daljes.

Muret

Muret

Muret e jashtme dhe të brendshme janë të ndërtuara me materiale të qëndrueshme që ofrojnë izolim të shkëlqyer akustik dhe termik, duke krijuar një ambient të qetë dhe të rehatshëm për banorët.

Galeria

Zgjidhni Lakeside Living për një mënyrë jetese që i kushton rëndësi harmonisë familjare dhe komoditetit.